Një vajzë 17 vjeçare është zhdukur në Vushtrri, konkretisht në fshatin Ceceli. Rastin e ka lajmëruar në polici babai i saj, i cili ka thënë se vajza e tij 17 vjeçare ka dalë nga shtëpia dje në ora 07:00 të mëngjesit.
Ai gjithashtu i ka thënë policisë se nuk di se ku është shkuar dhe nuk di për vendndodhjen e saj. Policia është duke e hetuar rastin.