Gjilpëra metalike në luleshtrydhe. Ky është skandali i fundit që ka goditur Australinë Deri më tani luleshtrydhet e kontaminuara janë raportuar në 6 shtete, ndërsa një person është shtruar në spital pasi konsumoi një prej tyre.

Policia e Queensland, në Australi, nuk është e sigurt nëse sabotimi shkatërrues i industrisë së luleshtrydheve është vepër e një personi të vetëm apo disa personave që veprojnë në mënyrë të pavarur. Sipas The Guardian, kriza po përhapet pasi gjilpërat metalike u gjetën në luleshtrydhet në Queensland, Australi Perëndimore dhe Tasmania. Zëdhënësi i Policisë Queensland Ian Stewart tha se hetimi ishte i ndërlikuar nga rrjeti i gjerë i zinxhirëve të furnizimit ku prodhohen dhe dërgohen luleshtrydhet. Hetimi u ndërlikua më tej kur një grua 62-vjeçare u kap duke futur një gjilpërë metalike në një banane në Queensland. Gruaja, e kapur në një dyqan në Mackay, mendohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Në një deklaratë, policia tha se ata po e trajtonin ngjarjen si një incident të izoluar pa asnjë lidhje me hetimet e tjera të kontaminimit të ushqimit. Ministri i bujqësisë së Queensland, Mark Furner, u takua me kultivuesit e luleshtrydhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre pasi numri i rasteve të kontaminimit të gjilpërës ka shkuar në 10 dhe shpërndarësit e ushqimit në Zelandën e Re po heqin luleshtrydhet australiane nga stoku i tyre./Burimi ‘’Gazeta Dita”

MUND TË JU PËLQEJNË