Janë bërë gati katër vite që kur nëna e Adelinës dhe Zanfina nuk është më në këtë botë.

Ikja e saj ishte tragjedi për shumë kë, e sidomos për vajzat e saj, të cilat e kanë pasur mbështetjen dhe forcën më të madhe kundrejt profesionit të tyre, shkruan Kosovarja.

Mona, askënd më keq se sa të bijat nuk i ka lënë, dhe prej asaj dite jeta e tyre është zhvilluar më vështirë dhe çdo gjë për to tanimë më nuk ka kuptimin pa të ëmën e tyre.

Ato shpesh e kujtojnë Monën nëpërmjet postimeve e shkrimeve nga më prekëset, ku secila fjalë e tyre është mjaft domethënës sa herë e kujtojnë atë.

Këto ditë me vapë, kjo verë e mallëngjen Zanfinën për nënën e saj, Monën, duke treguar me anë të një fotografie se po i mungon shumë.

Ndërsa, mungesën e saj e përkufizoi me pak fjalë, duke bërë të kuptojmë se dhimbja e saj është ende më e freskët dhe malli për të nuk i ka mungur kurrë.

Ju kujtojmë se Mona, nëna e tri vajzave tashmë të suksesshme e Adelinës, Emës dhe Zanfnës është emër i njohur i opinionit tonë.

Ajo, ishte nënë por dhe menaxhere e Adelinës e Zanfinës, të cilat si njëra ashtu dhe tjetra, gjatë intervistave asnjëherë nuk e harrojnë dhe e përmendin: Se ne jemi këto që jemi, është krejt meritë e Monës, mamit tonë, e cila bëri e sakrifikoi shumëçka për ne, vetëm për të na ngritur në majet e suksesit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË