Nëse e keni të pamundur ta gjeni xhelin dezinfektues, atë mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Për këtë recetë, të cilën e bëri publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ju duhet një enë e pastruar mirë, (mund të përdorni dhe shiringa) dhe produktet e mëposhtme: – Alkool për likerin (atë që e gXeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet) – 3% peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi) – Glicerina.

(Nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti) Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni.

Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin. Në këtë pikë përziejini mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri. Me kaq mjafton për të krijuar një xhel dezinfektues duarsh që mund ta shtini më pas në shishe më të vogla.

MUND TË JU PËLQEJNË