Vlora Çitaku konsiderohet si njëra ndër deputetet dhe ambasadoret më të zëshme në vend.

Aktiviteti i saj që e ka shtruar në skenën politike e ka bërë të respektohet e të çmohet shumë nga populli, shkruan “Kosovarja”.

Femra e parë që fjalimet e saj kanë qenë më të qëlluara para ndërkombëtarëve kur ishte në pyetje mbrojtja e vendi të saj.

Një ambasadore e suksesshme që përfaqëson denjësisht Kosovën në SHBA.

Por, sot postimi i saj i fundit nuk lidhet me jetën e saj politike. Ajo na prezanton me një personazh të rëndësishëm të ekranit tonë.

Me zërin e saj jemi mësuar tash e 20 vite. Flasim për Laura Konda spikerja e edicioneve te “Zëri i Amerikës”.

Me rastin e pensionimit të saj, Vlora nuk ka kursyer fjalët më të mira.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut:

“Për mua dhe për gjeneratën time, Laura Konda ka qenë dhe mbetet ikonë. Tash e mbi 20 vit, në ditët tona më të vështira, sikurse edhe në ato më të lumtura, ka qenë Laura që na i ka kumtuar lajmet nga Ëashington DC. Zëri i Amerikës ka qenë dhe mbetet institucion i besuar dhe kredibil. Megjithatë Laura do të na mungojë.

Penzionim të qetë e të rehatshëm e dashura Laura.
Nga Kosova me dashuri!”
Natyrisht që një ambasadore si Vlora nuk do t’i thoshte këto fjalë për këdo./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË