Një grua e bukur, elegante dhe shumë modeste.

Është kjo bashkëshortja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, shkruan “Kosovarja”.

Veseli dhe Viloleta kanë një jetë të lumtur bashkëshortore. Ata kanë ndërtuar një marrëdhënie të atillë që reflektojnë në publik, si një çift i dashuruar dhe i lumtur.

Çifti paraqiten shpesh në publik së bashku, qoftë në organizime të ndryshme, qoftë në festa.

Violeta njihet për paraqitjet plotë elegancë që sfidon gratë e politikanëve të tjerë.

E ditën e djeshme, për nderë të përvjetorit të 20-të të Çlirimit, Veseli e Violeta kanë ndarë një fotografi bashkë.

Ata këtë ditë feste e kanë kaluar duke ndjekur shfaqjen e Baletit Kombëtar të Kosovës, të përgatitur enkas për këtë jubile.

Është ai kryeparlamentari i cili ka ndarë këtë fotografi me Violetën në Instagram, ku duken të lumtur, e të buzëqeshur si zakonisht.

Çifti Veseli kanë katër fëmijë, tre djemtë Klestorin, Lirin dhe Yllorin, dhe vajzën Rritën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË