Është nga ato këngëtaret sensitive, të ëmbla e të përkëdhelura nga publiku, që e morri simpatinë e masës me të shpejtë, shkruan “Kosovarja”.

Dafina Rexhepi për një kohë të shkurtër fitoi simpatinë e dashurinë e publikut dhe u bë një nga këngëtaret më evidente në skenë.

Pas një suksesi të konsiderueshëm, këngëtarja u tërheq dhe kjo ngjalli shumë kuriozitet tek publiku, duke lënë vend edhe për spekulime të ndryshme.

E, megjithatë, dy vitet e fundit ka sërish prurje nga Dafina, e cila po mundohet ta arrijë edhe një herë suksesin e dikurshëm, shkruan Kosovarja.

Atë e shohim shpesh duke postuar edhe në rrjete sociale dhe është për tu admiruar fakti që pjesa më e madhe e fotove të saj janë pa ndërhyrje dhe korrektim. E, këtë gjë, pak nga këngëtaret e bëjnë./Kosovarja/


MUND TË JU PËLQEJNË