Dafina erdhi para sa viteve ne skenën muzikore por ajo qysh në start mori vëmendje dhe një sukses të madh, ishte vokali shumë karakteristik që e bën të dallueshëm nga shumë të tjerë këngëtar, shkruan Kosovarja.

Të gjitha këngët mbanin vulën e këngëtarit dhe producentit Genc Prelvukaj, Dafina përveç këngëve solo solli edhe disa bashkëpunime e njëra nga më të suksesshmet ishte edhe ajo me Mc Kreshën ‘Delicius’, pastaj edhe kënga ‘Ti mi then kufinjte’ në bashkëpunim me Etnon.

Pas gjithë këtij suksesi këngëtarja tërhiqe për një kohë nga muzika, por sërish ajo kthehet në atë tempon, vitin e kaluar solli këngën ‘Boi’ këngë kjo që u prit mjaft mirë duke pas parasysh pauzën e gjatë.

Dhe shtatori i një viti më parë Dafinën e solli me një projekt i cili fliste për dashurinë, se a pritet diçka konkrete gjatë kësaj pjesë të mbetur të vitit këngëtarja nuk ka bërë të ditur.

Ajo çka është e rëndësishme për të është se e çmon pjesën private ku edhe nuk jep detaje të shumta të ndonjë marrëdhënie në raport me të dashurin. Por në raste të veçante ajo ndan me të tjerët ndonjë moment të rëndësishëm sikur kjo e ditëlindjes së motrës, ku ajo përveç urimeve ka përshkruar edhe më këto fjale dhe zbulon këtë detaj se ajo është më e vogla e familjës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË