Kadri Veseli i cili synon postin e kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore ka thënë se derisa kundërshtarët politik kanë garuar me mesazhe kundër tij dhe partisë, ai është ka folur për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimit të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.

Veseli ka thënë se e di çka i duhet Kosovës sepse i ka dëgjuar hallet e qytetarëve në çdo kund.

“Oponentët tanë garuan vetëm me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër PDK-së e ne në vend se te flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtetë rendësi për qytetarin, ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta, ne folëm për zhvillimin ekonomik dje krijimin e vendeve të punës, ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën”, ka thënë Veseli.

“Ne folëm për integrimin në NATO, në BE dhe organizatën e kombeve të bashkuara, më e rëndësishmja e sqaruam se si përmes zgjidhjes së këtyre problemeve do ti mbajmë të rinjtë tanë këtu në vendin e tyre të çmuar në Kosovë, dhe do ta ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin, ne e bëjmë punën tonë, unë e mbaj fjalën time, kur premtoj do t a luftoj korrupsionin do ta bëj, kur premtoj ta zhvilloj ekonominë do ta bëj me njerëzit e mençur të Kosovës, kur unë premtoj e mbaj fjalën, kur PDK premton ajo e mban fjalën”.

MUND TË JU PËLQEJNË