Këngëtarja e mirënjohur kosovare Vesa Luma është ndër ato artiste që veçohet për stilin e saj të muzikës, shkruan Kosovarja.

Ajo ka gjetur përherë vend në zemrat e publikut kështu duke u konsideruar si një këngëtare mjaft me vlera.

Këngët e saj pëlqehen dhe dëgjohen jashtëzakonisht shumë, çka edhe publiku e çmon shumë për muzikën që u ofron.

Ajo është e martuar me këngëtarin e njohur nga Shqipëria Big Basta, me të cilin kanë edhe një djalë të quajtur Liam.

Vesa dhe Big Basta janë ndër ato çifte që e kanë provuar të jetojnë larg njëri tjetrit, kështu bashkëshorti i saj u shpërngul për në Zelandë të re.

Mirëpo, pas një kohë larg njëri tjetrit bashkëshorti saj u ribashkua me familjen e tij duke shijuar këto momente çdo ditë.

Së fundi është këngëtarja Vesa Luma, ajo që na ka prezantuar me portretin familjar më të bukur për sot “Vesa, Big Basta dhe Liama”.

Pa dyshim që përbëjnë një familje të bukur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË