Ka vdekur Hoxha Avdyl Krasniqi nga Vojniku i Skënderajt.

Ai ishte imam në xhaminë e fshatit Burojë, vendlindjes së presidentit Hashim Thaçi.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka treguar se hoxha Avdyli ishte trim dhe ushtar i rrallë.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka thënë Veseli.

MUND TË JU PËLQEJNË