“Klanifornia” titullohet emisioni më i ri në Tv Klan drejtuar nga Marina Vjollca.

Numrin e kaluar, aktorja Delinda Disha e cila po luan rolin e Shotë Galicës me skeçin e saj të fundit ka ngjallur debat në publik, pasi ajo u shpreh se burrat në Kosovës s’kanë bërë asgjë pos i kanë thurur këngë serbëve.

“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”, ishin fjalët e aktores në këtë skeç.

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer as moderatores së Prive, njëherit dhe ish të dashurës së Getoar Selimit, Liberta Spahiut.

“Turp #marre”, janë fjalët e Libertës./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË