Qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje dhe kolona të gjata nëpër kufijtë e Kosovës.

Pritjet dhe kolonat e gjata nuk kanë të ndalur.

Edhe në këto orë të vona, qytetarët janë duke u përballur me kolona e pritje të gjata për në hyrje të Kosovës në kufi me Serbinë.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikëkalim, qytetarët për të hyrë në Kosovë janë duke pritur deri në një orë e gjysmë ndërkaq kolona ka arritur derinë 200 metra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka kolonë e pritje për në hyrje të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas statistikave të fundit, pritja është gjysmë ore ndërkaq kolona ka arritur deri në 100 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare pritja është normale dhe nuk është më shumë se 15 minuta. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË