Meqenëse për gjërat për të cilat vazhdimisht kujdesen, është treguar se kush në të vërtetë është prind më i rreptë në shumicën e familjeve – nënat apo baballarët

Titulli i prindit më të rreptë në shumicën e familjeve u takon nënave, ka treguar një hulumtim, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i bërë mes dy mijë femrave ka treguar se shumica e nënave kujdeset për kohën të cilën fëmijët e kalojnë para televizorit, në lojëra në kompjuter, sasinë e ëmbëlsirave dhe pijeve të gazuara të cilat i konsumojnë, shkuarje për të fjetur gjumë, detyrat e shtëpisë me shkrim dhe për disa racione.

Nga ana tjetër, megjithatë, baballarët janë ata të cilët kujdesen për sjelljen dhe disiplinën e fëmijëve të tyre.

“Prindërit shpesh duhet patjetër të punojnë si ekip kur është fjala për edukimin e fëmijëve të tyre, mirëpo, gjithmonë njëri prind është më i rreptë se tjetri. Në shumicën e rasteve ato janë nënat”, ka thënë zëdhënësi i Vellkidas.

“Më së shpeshti nënat janë ato të cilat janë më të rrepta, qoftë kur është fjala për bërjen e detyrave shtëpiake, balancimin e ushqimit dhe daljet nga shtëpia. Baballarët janë më të relaksuar sa i përket kësaj çështjeje, mirëpo kujdesen më shumë që fëmijët e tyre të kenë sjellje të mirë”, ka theksuar zëdhënësi.

Studimi ka zbuluar që katër nga dhjetë nëna dhe baballarë stilin e vet të prindërimit e përshkruajnë si të butë, derisa 31 për qind konsiderojnë që janë prindër të rreptë.

41 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që nënat janë ato të cilat janë më të rrepta në familje, derisa tri deri në dhjetë prej tyre mendojnë që ai rol i takon babait.

Gjithashtu është interesante që katër nga dhjetë prindër përpiqen të korruptojnë fëmijët e tyre me shpërblime në mënyrë që t’i detyrojnë të hanë gjithë racionin, derisa 38 për qind e tyre përpiqen ta arrijnë këtë me kërcënime se do t’i marrin diçka, p.sh. lodrën e preferuar.

MUND TË JU PËLQEJNË