Të gjithë e njohin zonjën e nderuar Vasfije Krasniqi-Goodman.

Historia dhe rrëfimi i saj për atë çfarë ka përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka prekur zemrat e gjithë njërëzve në bote që kanë dëgjuar për të, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është shembulli më i mirë i një gruaje të fuqishme që pavarësisht sprovave e përjetimeve u rimëkëmbë çdoherë më e fortë dhe e suksesshme. Vasfija është shumë me fat që ka një familje të tillë që përveç mbështetjes së madhe që ka pasur pas tmerrit që ajo kishte përjetuar, gëzon një harmoni dhe lumturi të madhe.

Megjithëse jeton në Amerikë ajo nuk i ka harruar traditat shqiptare me të cilat njoftohemi përmes fotografive që ndanë në rrjetet sociale ku tregon jetën dhe aktivitetet e saj.

Ajo poashtu karakterizohet me modestinë dhe sensin e humorit që shpesh e shohim në postimet e saj. E këtë radhë ajo ka ardhur edhe me një ndryshim në pamje, me të cilin po duket mjaftë bukur dhe elegante.

Vasfija ka prerë flokët me një stil që i shkon shumë, ndërkohë që nuk është fare pishman, pasi si me shaka thotë “Hajt se rriten 🤣🤣🤣🤣”./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË