Janë rikthyer fuqishëm në skenën muzikore dy këngëtarët e munguar Vasfije Krasniqi dhe Mehdi Dulaku, të njohur për këngët e bukura, interpretimin cilësor dhe atmosferën e pakrahasueshme që krijojnë.

Çifti i njohur, kanë lansuar projektin me titull “Maraku”, një këngë që vjen e shoqëruar me video klip dhe që i sjellë në formë të shkëlqyer çiftin e muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Projekti “Maraku”, mbanë vulën e një liste bashkëpunëtorësh me emër. Muzika është krijuar nga Ardian Kastrati, teksti nga Arsim Bunjaku.

Kjo këngë me të shpejtë ka nisur të shpërndahet kudo dhe të bëhet e pëlqyera e publikut.

Me gjasë çifti i këngëtarëve do ta kenë një verë me agjendë të ngjeshur me dasma e ahengje, ku edhe janë ekspert në muzikë dhe interpretim live.

Ju ftojmë ta dëgjoni premierë “Marakun” e Vasfije Krasniqi dhe Mehdi Dulaku.

MUND TË JU PËLQEJNË