Ndoshta shpesh i qortoni fëmijët tuaj për varësinë e tyre nga çdo gjë elektronike, por a keni menduar ndonjëherë se sa kohë shpenzoni në telefonin tuaj kur jeni në familje?

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se më shumë se 1/3 e fëmijëve të moshave 11 deri 18 vjeç u kanë kërkuar prindërve të lënë mënjanë telefonat e tyre celularë. Për më tepër, 14% e fëmijëve të intervistuar thanë se prindërit e tyre janë gjithmonë në internet gjatë darkave familjare, ndërsa 95% e prindërve të atyre fëmijëve e kanë mohuar atë.

Pra, e gjithë çfarë duhet të bëni është vetëm të zvogëloni kohën e kaluar në telefon kur jeni me familjen tuaj.

Këtu janë 6 këshilla:

Shkarkoni një aplikacion që tregon kohën e qëndrimit tuaj para ekranit.

Zgjidhni momente të veçanta për të përdorur telefonin celular.

Mos kontrolloni e-mail-et në shtëpi.

Vendosni telefonin në gjendjen e aeroplanit, nëse është e nevojshme.

Çaktivizo njoftimet.

Zbatoni rregullin “asnjë telefon në tavolinë”.

Me sa duket, shumica e prindërve përdorin telefonat celularë veçanërisht kur janë në tryezë, madje për t’i parë ato një herë ose dy herë. Dhe studimi i fundit tregon se ky zakon ka një efekt negativ në familje. Pra, lini telefonin tuaj në një vend ku nuk mund ta prekni gjatë kohës së ngrënies./Psikologjia

MUND TË JU PËLQEJNË