Aida Doçi është këngëtarja kosovare që me baladat e saj i dhuron publikut emocione të papërshkrueshme. Zëri i saj melankolik ka bërë që kohët e fundit të konsiderohet si këngëtarja më favorit në vend.

Është e pamundur që në familjet e këngëtarëve, të paktën të mos trashëgohet talenti e të mos vazhdohet, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht u kujtohet vajza e vogël e ftuar në emisionin “n’Kosovë show” të Shpëtim Deskut, e cila e këndoi aq bukur këngën “Aramam” të këngëtarit turk Ibrahim Tatlises saqë me tu lansuar në yotube kapi shifrat marramendëse të klikimeve.

Flasim për Vanesa Doçin motrën e Aidës, edhe pse e re në moshë nuk u ndal me kaq, kështu vazhdoi dhe e bëri ëndrrën e saj realitet.

Mediat turke janë të surprizuara tej mase me zërin e saj. Sukseset e Vanesës veç kanë filluar të marrin hov , e që natyrisht do na bëjë krenar si popull ashtu sikurse vajzat tjera shqiptare nëpër botë.

E për këto suksese motra e madhe Aida ka disa fjalë të bukur për Vanesën:

“Tashme endrra jote po behet realitet, Zot Faleminderit Ehhh tasht edhe nese kariera ime perfundon nuk brengosem, sepse qellimi im dhe deshira ime me e madhe eshte qe ju familja ime te arrini sa me larte dhe me faqe te bardhe! Elhamdulilah” ka shkruar Aida me plot krenari e emocion.

Kujtojmë, se kënga “Aramam” e kënduar nga Vanesa numëron plot 50 milionë klikime./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË