Mbase tingëllon pabesueshëm, mirëpo çaji i zi do t’i pastrojë me themel dyshemetë, mirëpo edhe do t’i bëjë të shkëlqejnë

Veç kësaj, nuk do të thithni kimikate nga mjetet për pastrim dhe politurë të dyshemeve.

Nxehni tenxheren me ujë dhe në ujë të vluar qitni dy qese çaj të zi. Lërini çajin të qëndrojë disa minuta.

Leckën për pastrim njomeni në çaj dhe kullojeni mirë. Pastaj fshini dyshemenë dhe kënaquni me rezultatin fantastik.

Është me rëndësi që për pastrimin e dyshemeve të përdorni ekskluzivisht çaj të zi, jo çaj të zi në kombinim me çaje të tjera, sepse thartira tanin nuk krijon shkëlqim.

Nëse dyshemetë ju janë shumë të ndotura dhe nëse një kohë të gjatë nuk i keni pastruar, më parë do të detyroheni që t’i lani me detergjent dhe ujë, pastaj edhe njëherë t’i pastroni vetëm me ujë.

Dhe vetëm pastaj, dyshemenë pastrojeni me çaj të zi.

Gjithashtu, dyshemetë e drurit gjithmonë fshini me leckë të kulluar mirë, sepse teprica e lagështisë hyn në të çarat midis dërrasave, dëmton parketin dhe mund të shkaktojë ngritje të tij.

MUND TË JU PËLQEJNË