Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Lagjen e Spitalit në kryeqytet.

Aty janë plagosur katër persona, një prej të cilëve ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallashnikovë. Një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

Gazeta Express ka siguruar videon nga momenti kur dorasi ka qëlluar mbi viktimat në Lagjen e Spitalit:

 

MUND TË JU PËLQEJNË