Pasditen e sotme në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Si pasojë e kësaj, katër persona janë plagosur ndërkohë që njëri prej tyre ka vdekur si pasojë e plagëve.

“4 persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekë nuk ka arritë me mbijetu. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe policia e Rajonit të Prishtinës dhe Prokuroria.

Fillimisht Kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë se nga të shtënat në Lagjen e Spitalit në kryeqytet, nuk ka asnjë viktimë. Por, ai ka konfirmuar se njëri prej personave ka marrë plagë më të rënda, i cili më pas edhe ka vdekur.

Më poshtë mund t’i shihni fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes:

 

MUND TË JU PËLQEJNË