Qysh prej kur ka filluar të merrte vëmendjen e publikut nga ndeshjet e para, Muhammad Ali njihet si një prej atletëve më karizmatik dhe polarizues të të gjitha kohërave.

Në moshën 22-vjeçare, ai kishte ardhur nga askund për t’u bërë kampion i botës për pesha të rënda në boks, megjithëse shumë shpesh kishte mbetur pa këtë titull dhe ishte larguar nga ringu për shkak se kishte refuzuar të luftonte në Luftën e Vietnamit, transmeton Telegrafi.

Janë dashur 3 vite që t’i hiqej ndalimi për t’u ndeshur.

Në një rikthim epik, ai i kishte mposhtur të gjitha shanset dhe ishte bërë kampion i botës prapë. Asnjëherë nuk është frikësuar të flet për mendimet e tij që i ka për sportin, politikën, për religjionin apo jetën në përgjithësi.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më motivuese nga ky njeri i madh.

– “Ai i cili nuk është i guximshëm mjaftueshëm për të ndërmarr rreziqe nuk do të arrijë asgjë në jetë”

– “Njeriu i cili nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë”

– “Jam më i mahnitshmi, këtë e kam thënë edhe para se ta dija se jam” /gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË