Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media para nisjes për në Samitin e Berlinit.

Ndër të tjerash Thaçi ka thënë se vazhdon të ritheksoj fuqishëm pozicionin e tij se do të ishte në interes mbështetja e të drejtës shqiptare të Luginës së Preshevës, Bujanoci e Medvegjës për bashkëngjitje me territorin e Kosovës.

“Do të ishte një korrigjim i padrejtësive historike, por gjithmonë kundër shkëmbimit të territoreve, pasi është pazar dhe nuk guxon askush ta bëjë”, tha Thaçi.

Tutje presidenti Thaçi se nuk do të lejojë asnjë lloj statusi për sovranitet të dyfishtë, as ndonjë modalitet të Republikës Srbska.

“Rikonfirmojë prapë sot e nuk lejojë asnjë lloj statusi për sovranitet të dyfishtë, as ndonjë modalitet të Republikës Srbska që mund ta ketë ndokush në mendje për ta hedhur aty, apo asnjë lloj asociacioni sepse të gjitha janë të kaluara. Pres nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron që të kërkojnë nga Vuçiq njohjen e Kosovës, por edhe njohjen e Kosovës nga pesë vende të tjera të BE-së të cilët kanë ende hezitime për ta njohur shtetin e Kosovës. Do të jetë një mundësi e mirë që Merkel dhe Macron të bëjnë një gjë të tillë në një takim të tillë ku pritjet janë të mëdha por që nuk duhet pritur mrekulli”, përfundoi Thaçi pak para nisjes për në Berlin nga aeroporti ‘Adem Jashari’.

MUND TË JU PËLQEJNË