Presidenti Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Twitter”, ia ka përmendur sërish kreut të VV-së, Albin Kurti afatit 48-orësh, që ta propozojë një kandidat për kryeministër.

Thaçi ka shkruar se populli, parlamenti dhe të gjithë po e presin këtë nga Kurti, shkruan Reporteri.net.

“Shpresoj që zoti Kurti të jetë në gjendje të propozojë një kandidat për kryeministër brenda 48 orësh, pasi njerëzit, parlamenti, të gjithë presin që ai ta bëjë këtë. Ai mund të kërkojë vonesë të mëtejshme, por për zhgënjimin e madh të popullit të Kosovës dhe rrezikun e një krize kushtetuese plotësisht të panevojshme”, ka shkruar Thaçi.

Tutje kujtojmë, se takimi mes Thaçi e Kurtit, u zhvillua sot në orën 15:00, i cili zgjati 5 minuta.

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi, i dha afat 48-orësh Kurtit për ta propozuar emrin për kandidat për postin e të parit të Qeverisë.

MUND TË JU PËLQEJNË