Presidenti angazhon këshilltarin Ardian Arifaj për t’i përkthyer në konferencën pas Samitit të Sigurisë në Budva.

Presidenti Hashim Thaçi duket se ka hequr dorë nga folja e gjuhës angleze nëpër paraqitje publike.

Këtë të shtunë në Budva të Malit të Zi ai ka marrë me vete këshilltarin e tij, Ardian Arifaj, të cilin e angazhoi t’i asistojë në konferencë.

Pas përfundimit të forumit të sigurisë, presidenti doli para mediave të prononcohej.

Por Thaçi përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe derisa këshilltari Arifaj i përkthente përgjigjet e presidentit.

Megjithatë presidenti i falënderoi mediat në gjuhën angleze.Me ç’ rast e ngatërroi edhe daljen.

Ndërkohë presidenti ka praktikuar anglishten e tij në eventet e kaluara

.Por pas fjalimit nuk ka shpëtuar pa kritika. E ajo që do mbahet mend është fraza “we are nor problematic guys” në samitin në Austri.

MUND TË JU PËLQEJNË