Para disa orëve është goditur me thikë një person i ri i nacionalitetit serb në urën kryesore të Mitrovicës.

Mësohet se i riu është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës. I riu është D.Bojkoviq.

Sipas portalit serb KoSSev, i riu ishte pjesë e një grupi serb që ishin konfrontuar verbalisht me disa të rinjë shqiptarë. Të rinjtë ishin përplasur mes vete në anën e majtë të urës. Personat e tjerë të përfshirë në këtë incident janë në stacionin policor duke dhënë deklarata rreth rastit.

Njësitet e Policisë së Kosovës në Mitrovicë,  kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion për

Sipas tyre deri më tash nuk kanë marrë informatë as zyrtare e as jo zyrtare për këtë rast.

MUND TË JU PËLQEJNË