Ekspertët thonë se personat të cilët gjithmonë vonohen janë më të prirë të jenë më shumë optimistë dhe më pak të stresuar.

Në librin e saj “Never be late again”, Diane DeLonzor thotë se shumë persona që vonohen kanë tendenca të jenë optimistë dhe jo real, gjë e cila ndikon në mënyrën se si e perceptojnë ata kohën.

Ata janë optimistë në vlerësimin e tyre se çfarë mund të kryejnë në një periudhë të caktuar kohore, por vlerësimi i tyre shpeshherë është jo real.

Ata gjithashtu e përjetojnë më ndryshe kalimin e kohës.

Personat që vonohen kanë tendenca ta përjetojnë kalimin e kohës më ngadalë.

Ky fenomen është studiuar edhe nga Jeff Conte, profesor i psikologjisë, i cili ka zbuluar se ata me personalitete të tipit B (të cilin e kanë personat që vonohen) kanë raportuar se kanë menduar që kanë kaluar 77 sekonda kur kishte kaluar vetëm një minutë.

Personat me tipin A të personalitetit kishin menduar se vetëm 58 sekonda kishin kaluar gjatë asaj periudhe – pra kishin qenë më realistë!

Pra, për çdo minutë që ju mund ta keni nëse jeni realist, dikush me tipin B të personalitetit i ka 17 sekonda më shumë.

Ndër tjerash, personat me këtë tip të personalitetit e kanë një natyrë më të relaksuar, që nënkupton se nuk brengosen nga detajet e vogla, siç është koha e nisjes së aeroplanit ose se nga cila platformë niset treni i tyre.

Ata nuk e faktorizojnë kohën që nevojitet për t’u siguruar për këto detaje.

Pra, nëse ju jeni brengosur se e keni dërguar me vonesë në aeroport shokun/shoqen tuaj me tip B të personalitetit, me shumë gjasë ai do t’ju përgjigjet: “Mos u brengos! Nuk niset aeroplani pa mua. Unë gjithmonë vonohem dhe gjithmonë hyjë në aeroplan. Relaksohu”.

Por, e mira është se këta persona jetojnë më gjatë. Përse? Sepse janë më pak të stresuar dhe janë më pak të rrezikuar nga problemet e zemrës.

MUND TË JU PËLQEJNË