“Studio Mimoza” në Pejë është pikë referimi për të gjitha ato femra që duan të shkëlqlejnë. Të gjjthë e njohin Mimoza Dreshaj-Dulaj për afinitetin e saj në fushën e parukerisë, për punën briliante dhe perfeksionin që e arrin në çdo prerje, ngjyrosje, shatir, frizurë e make-up.

Këto janë arsyet e forta që prej vitesh i drejtojnë femrat tek “Studio Mimoza”, puna e së ciles mahnitë edhe mijëra ndjekës në Instagram. Mimoza bashkë me motrat e saj përbëjnë një ekip të shkëlqyer në fushën e së bukurës.

Mimoza Dreshaj-Dulaj, ka nisur të merret herët me parukeri. Talentin e trashëgon nga e ëma, e cila ka punuar gjatë në këtë zanat. Në moshën 15 vjeçare, Mimoza nisi një shkollë gjermane me profesor nga Gjermania dhe aty u diplomua si parukeiere profesionale. Në vitin 2010 hapi sallonin e saj në Pejë, duke angazhuar edhe motrat. Të gjitha bashkë, bënë që “Studio Mimoza”, të shndërrohet në sallonin ekskluziv më me nam. Mimoza, ndërkohë ka mbaruar studimet bachelor dhe master për ekonomi.

Krahas punës intenzive, studimeve dhe angazhimeve të tjera, Mimoza nuk u ndal asnjëhere se ndjekuri tranjimet jasht shtetit, duke specializuar në çdo fushë qe ajo kishte involvuar brenda sallonit të saj . Kreu trajnimet për kolorimetri në Shkup , trajnimin për stilimin e flokëve në Turqi, atë për vetullat mocroblading e mbaroj në Beograd, për hairextension e kreu bashkë me motren e saj Meriten në Itali.

Ndërkohë, morri pjesë në disa festivale në Turqi. Një sukses i jashtëzakonshëm, është ai kur në vitin 2017, Mimoza në Budapest mori medaljen e artë për stilimin e nuseve, ndërkohë që në garë ishin qindra frizerë nga shtete të ndryshme evropiane dhe nga Ballkani. E, në vitin 2018 u ftua si anëtare e jurisë në këto gara.

Përderisa Mimoza ndiqte trendet më ta reja , në sallon vazhdonin të punonin motrat Merita dhe Mirlida, të cilat kishin përfunduar trajnime te ndryshme dhe master class nga Mario , Ariel, etj. Mirlinda ka perfunduar shkollen për grim ne “Kryolan”nga Dafina Neziri . Merita ka mbaruar master per mbjelljen e qerpikëve, duke bërë që salloni të ketë një ekip profesionistesh të klases A.

Motrat e talentuara e të njohura, kanë “shpërthyer” kufinjët, pasi Merita prej një viti po jeton në Zvicër, ku edhe është duke punuar në fushën e parukerisë, duke dëshmuar edhe një herë zotësinë në zanat. Merita, kujdeset që nga Zvicra të vijnë në “Studio Mimoza” në Pejë produktet nga firmat më të njohura botërore.

Motrat Dreshaj, që njihen për arritjen e ngjyrave mbreslënëse, thonë: “Ti veç thuajse emrin, ngjyrës ia themi ne”.

MUND TË JU PËLQEJNË