Leonora Jakupi është këngëtare shumë e njohur. Një ndër këngëtaret më të njohura, më të bukura e të preferuara në trojet shqiptare.

A e dini që karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”? Ajo shkëlqej që në paraqitjen e parë dhe me të shpejtë morri pëlqimin e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Kënga e parë e saj ishte “Dallëndyshe dhe bukuroshe”. Ajo, ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull në “Festivali në Radio dhe Televizionin Shqiptar”, “Kënga Magjike”, etj. Pra, Leonora është edhe këngëtare festivalesh.

Leonora, ka deklaruar se kënga e saj më te dashur mbetët ajo me titull “A vritet pafajësia”, e cila doli gjatë luftës së Kosovës. Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës, shkruan “Kosovarja”.

Gjithsesi, “Dallëndyshe dhe bukuroshe” mbetet dashuria e parë e këngëtares.

MUND TË JU PËLQEJNË