Organizata joqeveritare “Rotary Club Podujeva”, ka ndërtuar dordolecin më të madh në Kosovë, në qendër të qytetit të Podujevës.

Për ndërtimin e kësaj vepre nga bora organizatës joqeveritare iu kanë bashkangjitur edhe qytetarët e Podujevës. Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet. Kryetari i kësaj organizate ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe njëkohësisht tregoj idenë e ndërtimit të këtij dordoleci.

Ndërkohë që ideatori i kësaj vepre ishte pikërisht anëtari i kësaj organizate, Bajram Fusha, i cili u shpreh se kjo ide ka ardhur si pasojë e mos socializmit të shoqërisë sonë, si dhe mos bashkëpunimit të mirëfilltë mes vete.

Në mesin e qytetarëve të cilët kishin dalur për të ndihmuar në ndërtimin e këtij dordoleci kishte edhe shumë fëmijë.

Leona Fusha ishte e mallëngjyer me një vepër të tillë, andaj ajo kishte dal qysh nga mëngjesi për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj vepre.Dordoleci i ndërtuar është më i madhi në Kosovë, i cili arrin lartësinë prej më shumë se 5 metra./KP

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË