Ngjarjet e datës 2 tetor

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

Innovation Center Kosova organizon dhurimin e gjakut për të aksidentuarit nëpër rrugët e Kosovës. (Objekti i ICK-së, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mban konferencë për media (Zyra e SSHCK, përballë ish kryqit të kuq, në oborrin e ish objektit “Gërmia”, ora 11:00)

Këshillit organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Morinë mban konferencë për media në të cilën do të bëhen të ditura ecuritë, sfidat dhe rezultatet e punës së deritashme. (Lokalet e MFSK-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Zyrtarë të sektorit të shëndetësisë ë kuadër të Javës së të ushqyerit me gji vizitojnë nënat pas lindjes në maternitet (Materniteti në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Ministrit i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Ligjin për Diasporë dhe çështje tjera nga fushë veprimtaria e ministrisë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Ambasadori i Francës, Didier Chabert do t’i dorëzojë titullin Kalorës i Legjionit të Nderit, Njomza Emini, ish deputete dhe kryetare e Komitetit para olimpik të Kosovës (Rezidenca e Francës në Prishtinë, ora 17:00)

Përfaqësuesje kosovare e meshkujve ballafaqohet me pingpongistët nga Izraeli (Palestra e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 18:00).

MUND TË JU PËLQEJNË