Dita Ndërkombëtare e Miqësisë është sot (30 korrik), prandaj mund të konsiderohet edhe si dita më e përshtatshme për t’iu treguar miqve sa shumë i vlerësoni.

Kjo ditë njihet edhe nga Kombet e Bashkuara si ditë zyrtare për promovimin e solidaritetit dhe miqësisë, e gjithashtu edhe i inkurajon njerëzit të vazhdojnë t’i ndihmojnë dhe mbrojnë njerëzit tjerë.

Është ditë e përshtatshme për t’iu treguar atyre sa i vlerësoni.

Më poshtë i keni disa thënie rreth miqësisë të cilat mund t’i ndani me miqtë e ngushtë sot:

– “Ne kemi lindur vetëm, jetojmë vetëm dhe vdesim vetëm. Por, vetëm përmes dashurisë dhe miqësisë ne mund ta krijojmë iluzionin për momentin se nuk jemi vetëm” – Orson Welles

– “Miqësia është gjëja më e vështirë në botë për ta shpjeguar. Nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por, nëse nuk e keni mësuar domethënien e miqësisë, me të vërtetë nuk keni mësuar asgjë” – Muhammad Ali

– “Zbulimi më i bukur që miqtë e vërtetë e bëjnë është se mund të zhvillohen ndaras pa pasur nevojë të ndahen” – Elisabeth Foley

– “Asnjëherë nuk e kam konsideruar dallimin në bindje politike, religjion, filozofi si shkaktar për t’u larguar nga një shok/shoqe” – Thomas Jefferson

– “Miqtë janë ata njerëzit e rrallë që na pyesin si jemi dhe pastaj presin për ta dëgjuar përgjigjen” – Ed Cunningham.

MUND TË JU PËLQEJNË