Melinda Ademi është sensacioni i fundit në diskografinë muzikore shqiptare. Ajo bënë rep dhe repi i saj është gjithë revoltë, siç edhe e do kjo rrymë e krijuar ekskluzivisht për të shprehur revoltën.

Ajo i është “nënshtruar” testit të publikut shqiptar pasi ka ardh nga Amerika, ku kishte sukses të konsiderueshëm në “American Idiol”, e ku yje si Mariah Carey e Nicki Minaj ishin mahnitur me talentin e saj.

A i mjaftojnë publikut shqiptarë referencat e shout më të madh për zbulimin e talenteve, komentet e yjeve më të mëdhenj dhe artikujt e mediave prestigjioze, për t’ia dhënë po-në e madhe Melindes?

Në të vërtet, bukuroshja tashmë e ka marrë “vizën” e publikut. Ademi, e goditi masën me “diss”-at e guximshëm qysh në këngën e parë të saj në bashkëpunim me Seven Saraqin, ku ajo i shënjestëron këngëtaret e sponsorizuara.

Reperja nuk u ndal, duke goditur me “Palo”, një këngë gjithë kunja për koleget e saj, ndërkaq kulmin e preku me një “diss” në “kushte shtëpie”, ku ajo nuk i kursen “plumbat”, madje as ata rezervë, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë “diss” që u konsiderua sulm i drejtpërdrejt ndaj Taynes dhe Rines, e që dëgjuesit e njohin si “Teta Gjyli”, Melinda e konfirmoj potencën e saj në rep.

Së fundi erdhi me “Pika Pika”, sërish e ashpër, ironizuese dhe pafundësisht e bukur.

Këngëtarja sapo ka paralajmëruar “Alpha”.

Kjo është Melinda, yllini ri i skenës muzikore./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË