Seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, që do të trajtonte ikjen e rinisë nga Republika e Kosovës, nuk u ka bërë përshtypje shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Fare pak prej tyre kanë qëndruar në seancë, ndërkohë që do të ishte në interesin e vendit të kishte komunikatë nga Kuvendi, ndonjë konfirmim që shprehë, të paktën, brengë në nivel vendi.

Mosinteresimi i deputetëve për pjesëmarrje në seancën e së enjtes, shpërfaqë më së miri qëndrimin e organit më zyrtar legjislativ të shtetit, për të qenë të informuar rreth një dukurie që është goditje e rëndë për vendin.

Dhe, problemi është shumë më i thellë se që duket në shikim të parë: Vendi rrezikon ta humbë fuqinë punëtore të disa brezave, e që ka mundësi reale në ndryshime demografike të strukturës së popullsisë.

Me një strukturë të tillë deputetësh, e që hyjnë e dalin në Parlament sa për paga e mëditje, kjo gjendje nuk është e rastit.

Parlamenti, në këtë temë, do të ishte dashur të kërkojë program qeveritar për trajtimin e të rinjve në punësim dhe me strategji të daljes nga kriza, duke filluar menjëherë me punësime të mundshme në sektorin publik, si shpresë për ndërprerjen e ikjes jashtë vendit.

Nuk është satisfaksion se largimi me viza nuk është ikje, por lëvizje e lirë, sikur thonë disa zyrtarë.

Sidoqoftë, ikja me apo pa viza është tregues i mjerimit në vend! E, vetë fakti se dalin me viza, është një e mirë që e shmangë rininë tonë nga rrugët e zeza, e që mund të sjellin rreziqe dhe fatalitet! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË