Shpëtim Desku njihet në publik fillimisht si humorist shumë i suksesshëm, i cili me profesionalizëm i dhuroi publikut spektakel me shumë të qeshura.
Ai tash e sa kohë po zhvillon një veprimtari tjetër, atë të moderimit, ku po e realizon emisionin e vet me shumë të ftuar nga të gjitha fushat, shkruan “Kosovarja”.
E duke qenë person publik edhe për Shpëtimin flitet e komentohet jeta private dhe detaje nga ajo, të cilat nuk i ikin ‘syrit’ të medias.
Ai është i martuar me Artën, e cila jo rrallë është pjesë e mediave ‘rozë’ për bukurinë dhe elegancën që bartë.
Nusja e tij është në mesin e femrave më të bukura të estradës e cila reflekton përherë ëmbëlësi në paraqitjet e saj.
Së fundi Arta ka ndarë një imazh të këndshëm e rregulluar bukur me një grim profesional. E si gjithmonë vjen me një buzëqeshje të ëmbël. Kaq fatlum është Shpëtimi dhe i tillë duhet të ndihet për bashkëshorten që ka./Kosovarja/