Arta Desku është bashkëshortja bukuroshe e moderatorit dhe humoristit të njohur Shpëtim Desku.

Ajo dallohet për stilin unik në paraqitjet e saj plotë elegancë, shkruan “Kosovarja”.

Derisa është aktive në rrjetet sociale ajo herë pas here ndanë imazhe e video të ndryshme.

Storia e fundit e saj vjen më ndryshe, sa duket si këshillë aq si thumbim, mbase për femrat e estradës të cilat po e teprojnë me veshje.

“Asgjë që ju vishni nuk është më e rëndësishme se buzëqeshja juaj”, është fjalia e parë që shkruan Arta, të cilën e pason me një këshillë tjetër.

“Të dashur miq buzëqeshni sa më shumë”, thotë ajo në fund të stories./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË