Forcimi i muskujve është një gjë e mirë, por rritja e fuqisë së muskujve mund të jetë edhe më mirë për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Kur flasim për forcën e muskujve dhe për fuqinë e tyre, nuk jemi duke folur për të njëjtën gjë.

Forca e muskujve lidhet me gjenerimin e forcës dhe shpejtësisë së lëvizjes. Ndërsa aftësia për ta ngritur një peshë disa herë me radhë, ka të bëjë me fuqinë e muskujve.

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Ushtarake në Brazil, Claudio Gil Araújo, në studimin e tij ka përdorur 3,878 participantë të moshës 41 deri në 85 vjeç.

Secili pjesëmarrës është stërvitur nga viti 2001 deri në vitin 2016, duke ngritur pesha të rënda aq sa u kanë përballuar muskujt.

Pas këtij hulumtimi, studiuesi Araujo ka vërejtur se pjesëmarrësit që kanë kryer stërvitjet rregullisht, kishin norma më të larta të mbijetesës.

MUND TË JU PËLQEJNË