Një studim ka paralajmëruar se shikimi i filmave mund të përshpejtojë shenjat e plakjes.

Ekspertët besojnë se mimikat që bëjmë gjatë shikimit të filmave mund të kontribuojnë në rrudhat në fytyrat tona.

Një studim i 2,000 personave, gjeti se shikuesit shtrembëruan fytyrën e tyre nga frika 20 herë gjatë një filmi horror. Kur shikuan një film të zhanrit triller, vullnetarët lëvizën muskujt e fytyrës 50 herë.

Ndërkohë, subjektet e studimet qeshën ose buzëqeshnin 115 herë gjatë një filmi të gjinisë komedi.

Dr Harry Singh, i markës së bukurisë Foreo, i cili drejtoi studimin, tha se shprehjet shokuese të fytyrës dhe kërcitja e dhëmbëve mund të rezultojnë në vija të vrenjtura.

Ata që qeshën përkeqësuan zonën e gojës në deri 40 për qind.

 

MUND TË JU PËLQEJNË