Kur jeni fëmija më i vogël në familje, duhet t’i dëgjoni vëllezërit/motrat më të mëdhaja, jo vetëm prindërit.

Motra më e vogël çdoherë ankohet se po e trajtojnë si fëmijë, por edhe më të mëdhajat nuk e kanë lehtë. Ka shumë gjëra për të cilat ajo çdoherë hesht në vend që të ankohet.

AJO KA KALUAR VITE TË TËRA SI FËMIJA I VETËM DHE PRINDËRIT KANË QENË MË TË RREPTË ME TË

Prindërit nuk kanë ditur çfarë të bëjnë për ta mbrojtur dhe për ta rritur mitë, kështu që motra jote me shumë gjasë ka jetuar me rregulla më të rrepta. Deri në kohën kur keni lindur ju, ata veçmë kanë mësuar të jenë më të relaksuar. Motra juaj i ka kaluar vështirësitë edhe për ju.

PREJ SAJ PRITET MË SHUMË

Asaj i është kërkuar të jetë më e pjekur se fëmijët e tjerë në moshë të saj sepse e është ditur se ju e keni shikuar si shembull.

AJO JUA LEHTËSON ME KËSHILLAT E SAJ

Truqet që ajo i ka mësuar pas sfidave ju i merrni të gatshme dhe nuk e vëreni së jetën e keni shumë më të lehtë pikërisht për shkak të saj. Të gjitha ato këshilla të vogla janë shumë të dobishme.

AJO U NDIHMON EDHE PRINDËRVE TUAJ

Sigurisht, ndonjëherë duhet të qortoheni e të dënoheni nga ana e prindërve, por kini parasysh që dënimi do të ishte më i ashpër po të mos ishte motra juaj. Motrat e mëdha bisedojnë me prindërit dhe u tregojnë atyre se si ju ndiheni, e kështu iu ndihmojnë ta menaxhojnë problemin më mirë.

AJO BRENGOSET DHE KUJDESET PËR JU

Besoni apo jo, ajo ka frikë dhe brengoset për ju, madje edhe kur dilni me miqtë. Ajo ju jep këshila për ballafaqimin me problemet e mundëshme, por njëkohësisht kujdeset që të mos lëdoheni, dhe këtë e bën më shumë se çdokush tjetër sepse edhe ajo ka qenë aty ku ju tani jeni.

KUR JU KRITIKON, KJO ËSHTË GJË E MIRË

Ndonjëherë motra juaj e madhe duket e ligë kur ju kritikon, por në të shumtën e rasteve kjo është mënyra e saj për t’ju ndihmuar dhe motivuar të jeni më e mirë dhe më e fuqishme.

AJO KA QENË MËSUESE, DADO DHE TRUPROJË

Ajo ju mëson dhe ju mbron, edhe pse më herët nuk ka pasur përvojë me këtë. Imagjinoni si është të bëni diçka që nuk e keni bërë më herët? Motra juaj e madhe ndonjëherë ndoshta ka qenë e gatshme edhe të futet në përleshje fizike për ju,

Burimi: fakulteti.mk/ Përshtatja: supergratë

MUND TË JU PËLQEJNË