Specialist të sëmundjeve infektuese paralajmëruan që mënyra më e thjeshtë e bartjes së infeksioneve është përmes kafshimit të thonjve.

Një specialist i alergjive dhe infeksioneve ka paralajmëruar që kafshimi i thonjve është një ves i keq që sjell infeksione serioze dhe rrezik të bartjes së koronavirusit, raporton “Daily Mail”.

Ai tha se të gjitha llojet e baktereve viruseve, papastërtisë mund të mblidhen nënë thonjtë tuaj, dhe këto mund të transferohen në gojën tuaj kur ju kafshoni thonjtë, sidomos kur nuk i lani duart.

Çdo herë kur ju prekni fytyrën tuaj, sidomos gojën, hundën dhe sytë, ju transferoni të gjitha bakteret, dhe mund të sëmureni duke i vendosur të gjitha ato baktere në gojën tuaj në mënyrë shumë të lehtë.

Por heqja e këtij vesi kërkon më shumë kohë se sa të kuptuarit që është një ves i keq për shëndetin tuaj dhe shkakton sëmundje të ndryshme, kjo sepse shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm që po e bëjnë atë.

Ekspertët insistojnë që mund të bëhet, dhe ata kanë ndarë disa mënyra të thjeshta se si ta largoni këtë ves, përfshirë edhe vendosjen e dorëzave, të bërit manikyr në mënyrë të rregullt dhe të përtypni çamçakëz.

Duke i mbajtur dhëmbët dhe thonjtë tuaj të zënë, është njëra mënyrë që ta mbroni vetën nga këto sëmundje përmes kafshimit të thonjve.

MUND TË JU PËLQEJNË