Sipas një hulumtimi të ri, nëntë në 11 teste të shtatzënësisë nganjëherë dalin negative, ndonëse gratë që i bëjnë ato janë vërtet shtatzëna.

Rreth 45 për qind e shtatzënive janë të paqëllimshme dhe vërtetimi i tyre është shumë i rëndësishëm për vendimet e grave dhe planifikimin familjar e financiar.

Bërja e testit të shtatzënisë është mjaft stresuese, por prodhuesit e instrumenteve për vërtetimin e shtatzënisë thonë se ato janë të sakta në 99 për qind të rasteve. Rreth 20 milionë instrumente të tilla shiten çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit të Universitetit të Uashingtonit, shifra e saktësisë që reklamohet nga prodhuesit nuk është as përafërsisht e saktë.

Brenda dy javëve të fertilizimit, trupi i grave fillon të prodhojë gonadotropinën korionike, e cila sekretohet nga qelizat e placentës edhe në fazat e hershme të shtatzënisë.

Shumë gra janë shqetësuar nga raportimet për mundësinë e gabimit të testeve, prandaj ato janë këshilluar që një test të tillë ta përsërisin disa herë, shkruan “Daily Mail”.

MUND TË JU PËLQEJNË