Në mënyrë të kundërligjshme rreth 50 mjekë po vazhdojnë të japin shërbime në Kosovë edhe pse nuk janë të licencuar.

Moslicencimi i tyre nuk po u pengon udhëheqësve të institucioneve publike shëndetësore në vend, të cilët nuk po marrin masa ndaj këtyre mjekëve.

Rreth 50 mjekë po vazhdojnë të punojnë në institucionet publike shëndetësore në vend pa licenca të vlefshme, kështu edhe po shkelin ligjin.

Rregullorja për Regjistrimin, Licencimin dhe Rilicencimin e Mjekëve e Odës së Mjekëve të Kosovës në Nenin 15 thotë se licencimi, respektivisht rilicencimi i mjekëve është i detyrueshëm për të gjithë mjekët për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore sipas autorizimeve ligjore.

Po në këtë Nen thuhet se licenca e punës është dokument publik, i cili vërteton përmbushjen e kushteve nga ana e mjekut, shkruan Zëri.

MUND TË JU PËLQEJNË