Aktori Romeo Veshaj ka hequr foton me të cilën konfirmoi lidhjen me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.

Disa javë më parë, Romeo kishte postuar një foto bashkë me Jonidën, të dy të mbështetur pas një muri duke u parë sy më sy.

“Mission i mundur 9,”-shkruante asokohe aktori ndërsa e shoqëronte emrin e Jonidës me një zemër të zezë.

Të ketë vallë një ndarje mes dyshes së shumëpërfolur? Kjo gjë ende nuk dihet, por mungesa e fotove së bashku është vënë re pas videos së publikuar ku Jonida Maliqi kapte nga të pasmet Florin, teksa të dy ndodheshin në Paris.

E vetmja shenjë e tyre së bashku në rrjetet sociale është promoja e emisionit “Treshat”, ku Jonida ishte një nga të ftuarat e para. Presim të mësojmë ç’ka ndodhur me çiftin.

MUND TË JU PËLQEJNË