Armina Mevlani është një nga femrat shqiptare që bën një jetë tejet luksoze.

Blogerja është gjithnjë e pranishme thuajse në të gjitha eventet prestigjioze që mbahen në botën e modës, shkruan Indeksonline.

Pas Parisit, ajo po qëndron në Tokio, nga edhe ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram.

Veshur e tëra në rozë, duke sjellë trendët më të fundit, ajo duket tejet ekstravagante.