Tashmë jemi mësuar që jo vetëm anëtarët e këngëtarëve tanë por edhe rejat e tyre të mediatizohen dhe të bëhen pjesë e secilës shtëpi.

Së pari ishte reja e Shyhretes, Meritës, Remzies të cilat bërën bujë të madhe dhe me të parë u pranuan tek një audiencë e gjerë, shkruan Kosovarja.

Sikur edhe dihej, tani i erdhi radha rejës së Afrim Muqiqit, e cila hiç më larg se këtë javë i ka dhënë fund beqarisë me djalin e tij.

 

Edhe artisti në fjalë, ia bëri të gjithë hyzmetin dasmës së tyre, dhe u përkujdes deri në detajin e fundit që mos t’i mungojë asgjë çiftit.

Dhe, doli ashtu siç pritej, ku përkundër të gjithave, ishte reja e tij Albertina, që morri gjithë vëmendjen me të gjitha traditat që respektoi dhe shkëlqeu në mbrëmjen e saj.

Duket qartë se i do të gjitha traditat kosovare, pasi këtë e ka dëshmuar edhe në vepër, pasi në kanagjegjin e saj është veshur me dymija e jelek.

Veçanërisht me vellon dhe frizurën e saj i ka mahnitur të gjithë, duke u shfaqur tamam si një nuse tradicionale. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË