Albertina Krajkova është emri që këto muajt e fundit iu bashkëngjit listës së nuseve më të përmendura në estradë.

Ajo i dha fund beqarisë me djalin e këngëtarit të mirënjohur Afrim Muqiqit, ku organizuan një dasëm përrallore e me të ftuar të shumtë, shkruan Kosovarja.

 

Dasma e tyre bëri bujë të madhe gjithandej, ku u interesua edhe për detajin më të vogël në këtë aheng familjar.

E, jo vetëm dasma e tyre por edhe vetë çifti bërën përshtypje jashtëzakonisht shumë, e pak më shumë në këtë pjesë mbizotëronte Albertina.

Si çdo nuse e estradës edhe kjo zgjoi kureshtje, dhe pas shpinës së saj bëri të dëgjohen shumë zëra se sa e bukur është bërë në natën më të rëndësishme të saj.

Njëjtë vazhdoi edhe pas përfundimit të ceremonisë familjare, ku e bukura Albertinë gjithnjë shfaqej e rregulluar dhe e kuruar deri në detajin më të vogël.

Kurse, sot për dallim nga ditët e tjera, ajo erdhi e tëra pa grim, por që ende dukej më e bukur dhe natyrale.

Mendoni edhe ju kështu, a po? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË