Ai është goxha i angazhuar Në emisionin “1 Kafe prej shpisë”, në rubrikën “Mysafirë te Kryetari” ekipi i RTV21 ishin në Drenas, te kryetari Ramiz Lladrovci.

Gjatë tërë ditës ekipi i RTV21 e përcollën punën e të parit të Drenasit i cili foli për angazhimet e shumta që i ka, shkruan rtv21.tv

Ndër tjerash, ai tregoi se përveç angazhimeve të tij si kryetar komune kujdeset edhe për punët e shtëpisë, siç janë mbjellja e pemëve, prashitje e ujitje. Lladrovci tha se goxha shpesh punon edhe vet në shtëpi. “Unë ndodh shumë herë që punoj vet, kositi vet, e prashiti vet, e i punoj vet. Pemët më kanë met qe 5 vjet prej kur kam qenë në Shqipëri pa punu, por besoj që këtë dimër do t’ia futi naj bager të vogël që i kom te shpija, që ta ndreqi”, tha kryetari.

Ai tregoi se ka tetë lloj pemësh në shtëpi. Kryetari i Drenasit ndër tjerash foli edhe për ndryshimet e shumta që i ka pësuar qyteti i Drenasit./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË