Të gjithë e dimë se njerëzit më të lumtur dhe këmbëngulës bëjnë diçka të caktuar çdo ditë, gjëra që i zvogëlojnë mendimet negative dhe i forcojnë.

Optimizmi na lejon të shohim mundësi në kohëra të vështira dhe të mësojmë nga to. Në këtë mënyrë, ne e zhvillojmë kapacitetin tonë për të dashur jetën dhe për t’i mësuar të tjerët, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i bëni disa gjëra të caktuara për ta injektuar lumturinë në përditshmëri.

Jeni mirënjohës

Mirënjohja e rrit lumturinë, vetëbesimin, ju bën më zemërgjerë, e përmirëson lidhjen shoqërore dhe e zvogëlon pesimizmin.

Mbani ditar

Dy minuta shkrim në ditë jua qetëson mendjen, rrit optimizmin dhe ju ndihmon ta ndryshoni perspektivën për mirë.

Veç kësaj, disa studime tregojnë se të shkruarit ditar ju ndihmon të shëroheni nga traumat.

MUND TË JU PËLQEJNË