Miliona punonjës të zyrave janë në rrezik të vuajnë nga problemet kryesore shëndetësore, përfshirë shpinën, krahët e shumë pjesë të tjera të trupit.

Për të ilustruar rrezikun, është prodhuar një model, i quajtur “Emma” për të treguar se çfarë do të ndodhë me njerëzit që vazhdojnë të punojnë në zyrë për shumë vjet radhazi.

Më shumë se nëntë në dhjetë punonjës të zyrës britanike po vuajnë nga shëndeti i dobët për shkak të mënyrës së punës, sipas një studimi nga “Fellowes” ofruesi i zgjidhjeve të hapësirave të shëndetshme të punës.

William Higham, një ekspert i sjelljes që ndihmoi në zhvillimin e modelit të ri, paralajmëroi: Punëdhënësit dhe punëtorët me të vërtetë duhet të veprojnë tani dhe të adresojnë problemin e shëndetit të dobët të vendit të punës.

“Punëtorët në të ardhmen mund të pësojnë probleme shëndetësore po aq të këqija sa që menduan se do ta linin pas në Revulucionin industrial”.

MUND TË JU PËLQEJNË