Truprojet e kreut të PDK-së, Kadri Vaseleit, e kanë goditur pas kokës gazetarin Mirlind Behlulin si dhe pjesën tjetër të ekipës së T7 e kanë larguar me forcë nga ambientet e lokalit.

Gazetari Mirlind Behluli po raportonte nga njëri nga lokalet e Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke u larguar me force nga lokali. E gjithë ngjarja ishte LIVE.

Behluli, disa minuta pas aksidentit, është shprehur se kreu i PDD-së Kadri Veseli nuk ka dashur që ta komentoj sulmin që ia bënë ekipit të T7 truprojat e tij.

“Veseli ka lëshuar lokalin ku po pinte kafe. Ne tentuam që ta kemi Veselin në një prononcim. Por ai nuk që i gatshëm që të jap deklaratë për T7.

Unë më herët iu informova që ekipi  u sulmua nga sigurimi.

Siç duket, Veselit nuk i bëri përshtypje që u sulmua ekipi i televizionit nga truproja i tij. I njëjti person që na sulmoi ishte me Veselin dhe duke hipur në veturë e bëri simbolin e PDK-së”, ka deklaruar Behluli.

MUND TË JU PËLQEJNË